Ikin shqiptarët e Shkupit nga shtëpitë, rrezikohen nga përmbytja
Në disa zona periferike të Shkupit si Hasanbeg, Stajkovc dhe zona tjera janë duke u evakuuar për shkak të pamundësisë për të qëndruar në shtëpitë që janë përmbytur.
Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që njëherit është edhe komandat i përgjithshëm i ARM-së, ka dhënë urdhër që të gjitha kapacitetet e mundshme të vihen në ndihmë të sanimit të dëmeve të shkaktuara nga moti i ligë.
Personat përgjegjës në ARM, në bashkërendim me shtabet e krizës, tashmë kanë dërguar njësitë e tyre në vendet që konsiderohen më kritike dhe kanë filluar veprimet konkrete për të ndihmuar qytetarët.
Edhe qeveria është aktivizuar në këtë drejtim, për të ofruar mbështetjen për shtabet e krizës.
Ndërsa shumë lagje janë të përmbytura. Po vazhdojnë apelet që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Mirëpo një pjesë e madhe e lagjeve janë të përmbytura.
Në një nga thirrjet e bëra është që qytetarët të mos lëvizin në pjesët e Autokomandës – afër hotel Kontinental, bulevardi në drejtim të Aerodromit, bulevardi Koco Racin në Qendër,etj.
Situatë shqetësuese është nëpër shumë lagje, ku shtëpitë janë mbushur me ujë dhe se apelojnë për ndihmë.