Gazetarja e “SuperSport”, Ilda Bejleri, ka publikuar sot në “Instagram” një bashkëbisedim argëtues nga hoteli ku është grumbulluar Kombëtarja.
Ajo shfaqej ndërsa thumbonte Mërgim Mavrajn rreth temës së shiritit të kapitenit në Kombëtare. “Çfarë u bë më shiritin e kapitenit Mërgim?”, pyet Bejleri, ndërsa Mavraj i përgjigjet me humor gazetares.
“Rrobaqepësja e ka. Po e punon akoma për dorën e Ansit (Agollit). Unë e kam dorën e gjerë”, përgjigjet ai me të qeshur.
Nuk ka vonuar edhe provokimi i radhës i Bejlerit. “Kur e provon njëherë, kam përshtypjen se e kërkon prapë…”, tha ajo.
Mavraj, përgjigjet përsëri me shumë humor. “E kisha të premten e kaluar, gabova dhe mora kartonin e kuq. Tani më ka dalë nga qejfi”, ishin fjalët e futbollistit mes të qeshurave të të dyve. /albeu.com/