Ilir Daja patriot, zgjedh Pajazitin si lojtarin më të mirë të Hajduk Splitit
Sonte skuadra shqiptare, Dinamo City, do luajë ndeshjen e rëndësishme për UEFA Conference League ndaj Hajduk Splitit.
Ilir Daja dje u paraqit në konferencë për media dhe u pyet nga gazetarët kroat në lidhje me lojtarin më të mirë që ka klubi me histori në Kroaci, shkruan Indeksonline
“Është shumë vështirë për të thënë një emër, sepse ka shumë lojtarë. Por, do thoja Adrion Pajaziti”, ka thënë Ilir Daja
Pajaziti, mesfushori shqiptar u transferua te Hajduku pikërisht gjatë kësaj vere nga Fulhami.
Ndeshja e parë mes Hajdukut dhe Dinamo Cityt zhvillohet nga ora 21:00 në Kroaci./Indeksonline
🎙️ Ilir Daja, Dinamo City manager, on Hajduk’s best player:
"It’s hard to name just one, they have many good players. But I’d say Pajaziti."#Daja #Pajaziti #Hajduk #DinamoCity pic.twitter.com/0omNX3rj74
— Croatian Football (@CroatiaFooty) August 6, 2025