Ilirjan Fetahu rikonfirmohet në krye të ASH-Dega Dibër

299

Në vazhdën e aktiviteteve që Aleanca për Shqiptarët po bën në prag të Kongresit që do të mbahet në muajin prill, duke mbajtur kuvendet zgjedhore nëpër degë për të zgjedhur organet lokale , sot, në ora 17:00 në hapësirat e Qendrës për Kulturë -Dibër, mbajtën kuvendin e degës së ASH -Dibër , me çka u zgjodh organet e degës- kryetari i degës dhe kryesia.
Për kryetar të ASH-së në Dibër kuvendi i degës e zgjodhi profesorin e matematikës, z.Ilirjan Fetahun, duke i dhënë kështu një mandat të dytë në krye të ASH dega Dibër. Gjithashtu kuvendi votoi edhe organet tjera partiake, kryesinë e degës prej 19 anëtarë dhe komisionin mbikqyrës.

Përndryshe profesori Ilirjan Fetahu është edhe këshilltar komunal në Komunën e Dibrës i zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale , në të cilat ai ishte bartës i listës për këshilltarë të Aleancës për Shqiptarë dhe ku Aleanca fitoi tre këshilltarë

Comments