Ina ofendon Brikenën: “Miss botoksi”
Një debat i ashpër ka ndodhur mes Ina Aderit dhe Brikena Selmanit.
Gjatë debatit, Ina ka shpërthyer me fjalor tejet të rëndë dhe ofendues në drejtim të Brikenës, duke përdorur etiketime personale dhe akuza që shkaktuan reagime të forta si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale.
”O miss botoksi, o miss filleri, grada “zh”, llumi. Llumi i Shqipërisë, turpi i shoqërisë. Kush ta ka paguar miss-in”
Në kontrast të plotë, Brikena Selmani zgjodhi një qasje krejt tjetër. Me qetësi dhe buzëqeshje, ajo iu përgjigj Inës shkurt: “Vazhdo, vazhdo”, duke mos hyrë në përplasje direkte dhe duke ruajtur vetëkontrollin edhe përballë provokimeve.
Ky reagim i ftohtë i Brikenës u interpretua nga shumë ndjekës si një mënyrë për të mos i dhënë rëndësi sulmeve verbale dhe për të treguar forcë përmes indiferencës. Ndërkohë, sjellja e Inës ka ndezur debat të gjerë mbi kufijtë e komunikimit dhe etikën brenda formatit.

