
Më 08.10.2025, rreth orës 19:00, në SPB Tetovë është raportuar një rast dhune, ku B. B. (33) dhe S. B. (31) nga Tetova kanë njoftuar se rreth orës 13:00, pas një grindjeje paraprake, ka ndodhur një zënkë fizike mes vajzës së tyre të mitur dhe një shoqeje të saj të klasës.
Sipas kallëzimit, pas konfliktit të fëmijëve, nëna e vajzës tjetër e ka sulmuar fizikisht vajzën e tyre.
Në rast janë përfshirë edhe zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.