
Dy persona janë plagosur të premten pasdite pas të shtënave me armë në Pejë.
Policia ka konfirmuar për media se një person i dyshuar është arrestuar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Gjykatës Themelore.
“Sot rreth orës 16:10, pranë Gjykatës Themelore në Pejë (rruga “Hasan Murati”) ka pasur të shtëna me armë. Nga ngjarja janë lënduar dy persona, ndërsa një i dyshuar është arrestuar. Të lënduarit ndodhen në spital për trajtim. Njësitet kompetente, hetuesit dhe prokurori janë në vendngjarje dhe po merren me rastin”, ka njoftuar Policia.