Incident në Sindikatën e Maqedonisë, thyhet dera hyrëse

363

Mëngjesin e sotëm para dyerve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka ndodhur dramë e vërtetë, kur drejtori i ri i LSM-së, Darko Dimovski, me punëtorët e tij erdhi për ta marrë funksionin e ri nga udhëheqësi i deritanishëm i sindikatave, Zhivko Mitrevski.
Me vendimin në dorë, Dimovski ka tentuar që të futet në zyrën e LSM-së, me çka është ndaluar nga vartësit e Mitrevskit dhe është thyer edhe xhami i derës hyrës. Më pas për të qetësuar situatën ka intervenuar edhe policia.
Pas një kohe para dyerve u paraqit edhe Mitrevski, i cili kërkoi disa orë që t’i mbledh materialet dhe dokumentet e tij nga zyra dhe njoftoi se në orën 15 do ta dorëzojë funksionin.
Dimovski si udhëheqës i LSM-së është zgjedhur para një viti, por Mitrevski ka arritur që deri në këtë kohë të mos e dorëzojë funksionin.
Dimovski premtoi se prej sot fillon lufta e vërtet për të drejtat e punëtorëve.

Comments