
Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionalepranë Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër 11 nëpunësve policorë nga SPB – Shkup dhe kundër katër pjesëtarëve të Njësitit për sistemim të shpejtë vendosi procedurë disiplinore, duke u shqiptuar edhe vendime për largim të përkohshëm nga vendet e punës, ndërsa një eprori të lartë në Ministri i është dhënë vendim për largim të përkohshëm nga vendi i punës.
“Në bazë të materialit të kontrolluar të dëshmive, Sektori për kontroll të brendshëm ka konfirmuar se prezenca e tyre në vendet e punës negativisht do të reflektojë mbi punën e Ministrisë për çfarë arsye nevojitet largimi i tyre nga vendet e punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore. Nga video materiali është konstatuar se nëpunësit policorë në mënyrë pasive e kanë mbikëqyrur turmën e qytetarëve që ka tentuar të hyjë në numër më të madh në Kuvend dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë me të cilën do t’u ndihmonin nëpunësve të tjerë policorë. Pas hyrjes së dhunshme të turmës në Kuvend këta nëpunës policorë kanë vazhduar në mënyrë pasive të sillen në hollin dhe shkallët dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim zyrtar me ç’rast i kanë mundësuar turmës që pa pengesë të lëvizë në Kuvend”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Në bazë të gjendjes së konstatuar, Sektori për kontroll të brendshëm ka konfirmuar se në rastin konkret këta nëpunës policorë nuk kanë zbatuar masa nga autorizimet me ç’rast kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për polici, Rregulloren për mënyrën e kryerjes së punëve policore, Udhëzimin për mënyrën e sjelljes dhe marrëdhënie të ndërsjella të nëpunësve policorë dhe në kundërshtim me Kodeksin e etikës policore.
Pas vendimit të MPB-së kanë reaguar nga Sindikata e policisë, të cilët theksojnë se janë në anën e drejtësisë dhe konfirmimit të së vërtetës, por duke pasur kujdes për karakteristikat e çdo rasti dhe të mos harohet përgjegjësia komanduese.
“Apelojmë te Minsitria e Punëve të Bredëshme që kopetencat e saja ti kryejë në përputhje me regullativën ligjore, duke mbajtur llogari ndaras për të gjitha karakteristikat e çdo rasti.Sidomos nëse koleg të caktuar, të cilët kanë qenë vet, ose në numër ë vogël, kanë qenë në gjendje të reagojnë në mënyrë kualitative, duke mos marr instruksione adekuate për ngjarje të këtillë specifike.Njëherit kërkojmë MPB të mos e përjashtojë përgjegjësinë komanduese e cila është kryciale nëm rastet e këtilla”, shprehet Aco Antovski nga sindikata policore.
Sipas kësaj sindikate masa e suspendimit ka qenë e pa nevojshme dhe nuk e arrin efektin për të cili është paraparë. Poashtu sindikata thot se do të qëndroj prapa anëtarëve të sajë, duke u siguruar ndihmë juridike pa pagesë.

