Incidenti në Tetovë, 4 persona në pranga

709

Policia ka njoftuar se ka arrestuar kater persona lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Reçicë të Vogël ku si pasojë mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën.

Ende nuk ka detaje për shkaqet e incidentit, MPB pritet sot të dalë në një konferencë për shtyp dhe të shpalos më shumë informacione.

Ndërkohë nga Prokuroria Themelore Publike kanë dalë me komunikatë zyrtare, nga ku thonë se është duke u bërë hetimi i rastit pas arrestimit të dy personave të përfshirë në incident.

“Në një aksion të organizuar mes prokurorisë dhe MPB-së, janë arrestuar dy persona që ishin pjesëmarrës në këtë përleshje, të cilët me automjet ishin nisur drejt Shkupit. Ata janë arrestuar dhe njoftojmë e është duke u bërë hetimi i rastit në bashkëpunim me MPB-në. Gjithashtu është dhënë urdhër për analizën e ADN-së dhe obduksionin e personit të vdekur”, thuhet në komunikatë.

Comments