Indi, djaloshi 13-vjeçar me qafën e përthyer tani e sheh botën siç duhet

359
fresco

Indi, djaloshi 13-vjeçar me qafën e përthyer tani e sheh botën siç duhet

midle

Një nxënës shkolle në Indi që ka jetuar me kokën e varur në një anë më në fund është në gjendje ta shohë botën drejt pas operacionit që ndryshoi jetën e tij, tregon DailyMail, transmeton Syri.net.

Mahendra Ahirwar lindi me një qafë normale, por ai pati një difekt të rrallë: muskujt e qafës ishin aq të dobët sa qafa nisi t’i varej poshtë në një kënd 180 gradë. Kjo donte të thoshte që ai të ishte i detyruar të rrinte vetëm ulur dhe të mos ishte në gjendje të ecte, për të ngrënë apo për të shkuar në banjë.

Por jeta e Mahendra-s ka ndryshuar falë një nëne të huaj, nënë e dy fëmijëve, 40-vjeçarja Julie Jones që jetonte 4 mijë milje larg në Liverpol dhe që lexoi historinë e tij. Ajo dhuroi 12 mijë paund për një operacion që mund të rregullonte qafën e tij.

Tani Mahendra mund të bëjë të njëjtat gjëra që bëjnë djemtë e tjerë të moshës së tij si dhe të shkojë në shkollë.

Babai i tij Mukesh tha për MailOne: “Është një mrekulli! Ai duket për bukuri. Qafa e tij është drejtuar dhe jeta e tij tani është komplet ndryshe. Neve na thyhet zemra kur e shihnim atë më parë. Ishim gati duke e humbur. Kur qafa iu kërrus, ai kishte shumë frikë për të folur, por tani ai ndihet një njeri normal përsëri dhe ne mund të shohim sesi po i ngrihet besimi shkallë shkallë. Ai është shumë i lumtur tani dhe thotë se e ndien dhe e dashuron këtë ndryshim.”/Syri.net

Indi, djaloshi 13-vjeçar me qafën e përthyer tani e sheh botën siç duhet

 

Comments