Indonezi: Hafizja e verbër do të shkoj në haxh pa pagesë

153

Indonezi: Hafizja e verbër do të shkoj në haxh pa pagesë

Në tubimin e thirrësve dhe dijetarëve të Azisë Juglindore që u mbajt me 26 Korrik, ambasada e A. Saudite në Indonezi u dha një dhuratë të veçantë disa hafizave.

Në mesin e hafizëve që fituan këtë dhuratë të veçantë është edhe hafizja Majshita e cila me zërin e saj melodik provokoi emocione të thella. Majshita edhe më herët me leximin e bukur të Kuranit ka kthyer vëmendjen e opinionit.

Moebel THEMA

Kur dëgjoi që me prindërit e saj do të shkoj në haxh, Majshita filloi të qaj dhe ra në sexhde falënderimi ndaj Allahut xh.sh. Ajo luti Zotin t’ia kthej shikimin.

Majshita ka lindur para kohe, në muajin e shtatë dhe për këtë shkak i ka humbur shikimi, tha babai i saj Nasrudini.

“I jam shumë falënderuese Allahut xh.sh që na e mundësoi me prindërit të shkojmë në haxh, edhe pse nuk mund të shikoj, unë përsëri falënderoj Allahun”, tha Majshita.

Krahas Majshitës, ambasada e A. Saudite për në haxh do t’i pres si mysafir edhe tre hafiz tjerë.

 

Comments