Informatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – #COVID19

568

“Në komunën e Tetovës sot u realizua mbledhja e 15-të me rradhë e shtabit të krizës për luftë kundër COVID19, me ç’rast nga organet kompetente u raportua me sa vijon.

Më 08.06.2020 në Tetovë dhe komunat përreth deri më tani janë regjistruar 10 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve është 292. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 136 persona kurse 24 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 132.

10 rastet e sotme pozitive janë nga 2 klasterë të njohur, edhe atë 6 në komunën e Tearcës dhe 4 raste në komunën e Bogovinës.

Sipas komunave, numri i përgjithshëm është si vijon:

-Komuna e Tetovës 159 (9 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovinës 58 (6 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 36 (2 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bërvenicës 19 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 13 (2 kanë ndërruar jetë)
-dhe Komuna Zhelinës 7 të infektuar (4 persona kanë ndërruar jetë)

Sektori për punë të brendshme në Tetovë informoi se gjatë fundjavës në komunën e Tetovës dhe komunat përreth janë regjistruar 37 shkelje të orës policore dhe për këto persona është inicuar procedurë adekuate konform nenit 205 dhe 206 nga kodi penal, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse, janë shqiptuar gjithsej 135 gjoba kundërvajtëse.

Në izolim me vendim në komunën e Tetovës janë gjithsej 558 persona, në vetizolim 114, kurse në karantinë shtetërore në kapacitetet e Kodrës së Diellit gjenden 44 persona.

Dua të informoj qytetarët se ka përfunduar skriningu i COVID19 për të punësuarit dhe edukatorët në të gjitha objektet e çerdheve të kopshtit për fëmijë “Rinia” në Tetovë!
Për fat të mirë nga testet e bëra të gjithë 151 të punësuarit kanë rezultuar negativ ndaj virusit COVID19.
Komuna e Tetovës poashtu ka bërë edhe dezinfektim të hapësirave të brendshme dhe të jashtme në kuadër të masave lehtësuese, me të cilat parashihet hapja e çerdheve për fëmijë në RMV.

Gjithashtu presim që së shpejti Komisioni për sëmundje infektive të miratojë kërkesën e komunës së Tetovës për lirimin e trasnportit të organizuar ndërurban në Tetovë dhe komunat përreth.

Edhe njëherë ripërsërisim thirrjen tonë që qytetarët në këtë periudhë të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar për sa i përket masave mbrojtëse, mbajtjes së maskave, ruajtjes së distancës fizike si dhe larjen e duarve. Evitoni vizitat shtëpiake dhe grumbullimet në numër më të madh të njerëzve. Gjithashtu apelojmë që gjatë anketave epidemiologjike qytetarët të jenë të sinqertë dhe të japin informata të sakta për sa i përket kontakteve që kanë pasur me persona të tretë, duke u nisur nga fakti se sipas autoriteteve ndërkombëtare të shëndetësisë, parandalimi është mënyra më e mirë për ta luftuar virusin, sepse ai do të qëndrojë mes nesh edhe për një kohë, dhe ne duhet të mësojmë se si të jetojmë me të duke e mbrojtur veten dhe të tjerët.” – thote Arifi

Comments