Ingjikova fshat i haruar nga institucionet; Banorët: Toka bujqësore e shkatëruar



Vërshimet e së shtunës nuk përmbyten vetëm Hasanbegun, Haraqinen Stajkovcin, Stracincen por edhe Ingjikoven këshut u shprehen banorët e këtij fshati transmeton TVM2.
Banorët e fshati Ingjikov përveq dëmeve matriale në shtëpi ujërat kan shkatruar gjithë tokat bujqësore. Ata thonë se me toka bujqësore sigurojnë kafshatën e gojës.
“Ne miremi me bujqësi afër 10 mijë euoro kemi investu në najllona hekra system. Kjo është hera e tretë që ndodh kjo para 4 vjetëve ka ndodh e dyta herë para 8 vjetëve deh askush nuk kanë marë masa. Koce Trajanovski thotë se do të ndihmon, dul në teren dhe asgjë nuk na ka ndihmu. Atëherë kur ndodhi me fotot e tona dëmëshpërblim kanë mar tjrët e ne jo”…
“Ne nuk kemi edhe tok se ku me mjell dhe kjo tani është krejtë me hemikale sikur që vjen kanalizimi is Stajkovcit, Hasanbegur krejt te ne ka ardhur. Familjen unë prej kësaj ushqehemi krejtë qka i kamë të blemë këtu janë me kredit nuk di se ka të ja mbaje si ta bëjë pagesen e kreditit”…
“Dëme bujqësore kemi tepër, prej kësaj jetojmë. Por tjetër ka nuk kemi ka të amrim pension nuk kemi. Fëmijët i bajmë me këto sot i kemi larë duartë”…
“Për bujqësi siq po e shihni edhe vet ne me këtë bohemi idare përmbi 400 hekra veq qka i kamë janë shkatru po e shihni edhe vetë se qysh janë bo. Si është nal shiu atëherë na ka ardhur uji prej autobanit prej para jo prej mbrapa. Vetëm në një momentë e kemi parë që uji ka arit deri tek dyertë atëherë nuk kemi pasur rugdalje i kemi mar fëmijët në krahë shpinë për dritare kemi dal se për dyer nuk kemi mundë”, shprehen qytetarët.
Banorët e Ingjikovës thonë se katër ditë pas përmbytjes deri më tani përveq ekipit TVM-2 askush nuk është interesuar për fatin e tyre. banorët e Inxhikoves kanë nevojë për ndihma, për produkte ushqimore dhe ujë.