Fatura e ujit në shtëpi në muajin shkurt i erdhi 2569 euro.
Por këtë shumë nuk pranon ta paguajë Diana Gjinovci, e cila në një intervistë për Kiksin mohon që nëna dhe motra e saj e ndjerë kanë pasur mundësi të shpenzojnë ujë për krejt këtë shumë parash.
Sipas saj, inkasanti i zonës, Enver Cakolli, i ka thënë motrës së ndjerë tashmë, që do të paguani e do të këndoni.
Por këto akuza i mohoi kategorikisht vet Cakolli.
Në një bisedë telefonike me Kiksin, ai tha që asnjë prej akuzave nuk qëndron.
Cakolli mohon po ashtu që nuk ka informuar konsumatoren për problemin me rrjedhjen.
Sipas tij, ai i ka shpjeguar zonjës së shtëpisë rastin dhe i ka këshilluar të shikojnë nëse ka rrjedhje por që askush nuk i përfilli paralajmërimet e tij.
Përfundimisht, Cakolli shton që edhe pas tentimeve të tij për të këshilluar konsumatoren, fjalët e tij ranë në vesh të shurdhër.
Kësisoj, ai thotë që u largua ngase nuk po merrej parasysh nga askush.
Diana Gjinovci vazhdon t’i qëndroj pas pretendimit të saj, që rrjedhje në shtëpinë e saj nuk ka pasur dhe faturimi prej 2569 eurosh qe gabim.

