Inspektorati republikan për transport rrugor intervenon në mënyrë joligjore në Gostivar

201
fresco
Inspektorati republikan për transport rrugor intervenon në mënyrë joligjore në  Gostivar

Sektori për urbanizëm, komunikacion, veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor në Komunën e Gostivarit, shpreh shqetësimin për veprimin joligjor të Inspektoratit republikan për transport rrugor.

Ky inspektorat, jashtë kompetencave të veta ditën e premte (09.02.2017), ka kryer kontrolle të automjeteve që bartin nxënësit e shkollave brenda territorit të Komunës së Gostivarit, një kompetencë që nuk i takon dhe bie ndesh me ligjin për transport në komunikacionin rrugor.

Në ligjin për transport në komunikacionin rrugor, respektivisht neni 87, saktësohet që: “Inspektimi i zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe rregullat e sjella në bazë të këtij ligji që lidhet me transportit rrugor komunal, transportin e taksi-veturave, si dhe transportin e veçantë të udhëtarëve, kryhet në territorin e komunës nga inspektorët e autorizuar për qarkullimin rrugor të nivelit komunal”.

Ligji tregon saktë që kompetencat për këtë lloji veprimtarie i takojnë Inspektoratit të autorizuar për qarkullimin rrugor të Pushtetit Lokal.

Duke u thirrur në ligjin për transport në komunikacionin rrugor, konkretisht nenin 87, ky intervenim i Inspektoratit republikan për transport rrugor, rezulton të jetë tendencioz dhe i motivuar politikisht.

Ftojmë organin e lartpërmendur tu bindet dispozitave ligjore, dhe në të ardhmen të mos ndërhyjë në kompetencat e garantuara me ligj të Pushtetit Lokal, në këtë rast të Komunës së Gostivarit.

Comments