Institucionet Europiane të enjten votojnë rikthimin e vizave për shqiptarët


Komisioni i Bashkimit Europian dhe shtetet anëtare do të shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të vizave për lëvizjen e lirë në Europë, sipas rregullave të reja të miratuara nga Parlamenti Europian.
Raportuesi në PE për këtë propozim, Agustin Diaz de Mera theksoi se sipas marrëveshjes, vizat mund të rikthehen edhe për një vend që nuk është në Bashkimin Europian.
Kjo do të varet nga këto kushte:
-Në rastet kur ka rritje të numrit të shtetasve të një shtetit të caktuar që i refuzohet hyrja në një vend evropian apo qëndron në mënyrë të parregullt.
-Kur ka rritje të kërkesave për azil.
Në të dyja këto raste, Shqipëria është vend që rrezikon t’i rikthehen vizat pasi ka një numër të lartë të shqiptarëve në Europë që qëndrojnë ilegalisht dhe janë deportuar. Gjithashtu, Shqipëria renditet në vend të dytë pas Sirisë sa i përket kërkesave për azil në Gjermani.
Ndërkohë, BE-ja ka aprovuar sot udhëtimin pa viza për 50 milionë ukrainas dhe gjeorgjianë. Bisedimet e vona të natës së djeshme që përfshinin shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian kanë arritur një kompromis mbi kushtet e një mekanizmi që mund të përdoret për të pezulluar skemat e udhëtimit pa viza në raste urgjente.