Instituti i shëndetit publik: Ka pacientë me infektime të lëkurës, po jo epidemi
Ky intitucion ka stacionuar ekipet me infektolog dhe infermierë në ambulancën e fshatit Stajkovcë dhe në punktin në Hasanbeg, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të infektimeve të lëkurës, përmes skriningut dhe medikamenteve të tjera mjeksore.
“Për momentin nga ajo që na është thënë nga terreni ka persona me lëndime, me të prera, interepolitini shumë pak, në klinikën për sëmundje infektive vetëm një rast, kështu prej nga dy deri në tre raste, të cilat zakonisht i kemi gjatë verës, mirëpo presin mund të rriten numri i interokulitit, por edhe i sëmundjeve të lëkurës. Klinika për sëmundje infektive është mobilizuar, ka plan për menaxhimin me situatë të krizës”, shprehet Jovanka Kostovska nga instituti i shëndetit publik.
Varësisht nga kushtet e motit nesër planifikohet të bëhet dezinfektim, nëpër vendet e përmbytura, nëpër tokat ku ka sasi më të madhe të ujit.