Integrimi në BE, ekspertët: RM s’është gati, ka ende probleme të brendshme

165
fresco
midle
Ekspertët prezantuan sot strategjinë e përfaqësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ka si qëllim lehtësimin dhe shpejtimin e afrimit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Por, nga Instituti për komunikime dhe ai për studime europiane thonë se Maqedonia ende nuk është e gatshme të bëhet anëtare e BE-së, pasi vendi nuk i ka pastruar ende problemet e brendshme.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se ne kemi demokraci të zvogëluar në krahasim me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kemi rënie të lirisë së mediave, por kjo nuk është fenomen vetëm i Maqedonisë, por edhe i shteteve të tjera. Vlerësimi im është se politikanët nuk kanë dëshirë që seriozisht të merren me këtë problem. Ne kemi keqpërdorim të këtij koncepti dhe të idesë së anëtarësimit në BE, për shkak të politikanëve të papërgjegjshëm që parësor kanë interesin personal dhe partiak, dhe jo interesin shtetëror”,- deklaroi drejtoresha e Institutit për Komunikime, Zhaneta Trajkoska.
“Ballkani nuk është pjesë e problemit, Ballkani është pjesë e zgjidhjes. Ngado që ta kthesh, ne jemi bashkë dhe ardhmërinë duhet ta ndërtojmë bashkë. Dhe këtë më së miri e tregoi kriza e emigrantëve. Do të kemi edhe sfida të tjera, dhe nëse Ballkani largohet nga BE, do jetë më afër problemit e më larg zgjidhjes së tij”,- tha drejtoresha e Institutit të Politikave Europiane në Shkup, Malinka Ristevska.
Mikail Cvit nga Shoqata për Çështje Ndërkombëtare thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dëshmuar se dinë të bashkëpunojnë edhe përkundër faktit se proceset integruese nuk ecin për të gjithë njësoj. Grupet e përfshira në këtë strategji janë institucionet shtetërore, qytetarët, arsimi dhe mediat.
Comments