Intelektualët maqedonas “dridhen” nga zyrtarizimi i gjuhës shqipe, dyshojnë në luftë


Një pjese të madhe të analistëve, ekspertëve dhe profesorëve të ndryshëm maqedonas, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, i duket sikur diçka që do të çon drejt destabilizimit të vendit dhe se vendi do të përballet me trazira e me probleme të ndryshme.
Një qëndrim i tillë vjen si rezultat i kërcënimeve nga lideri i VMRO-DPMNE-së, se nëse nuk do të jetë pjesë e qeverisë vendi do të përballet me trazira che kërcënime të tjera ndaj faktorit civil dhe partive shqiptare.
Profesori universitar Ljubomir Cuculovski në një intervistë për Kanal 5, deklaroi se çështjet vitale për shtetin siç janë, ndryshimi i himnit dhe flamurit duhet të bëhen përmes referendumit dhe jo prapa dyerve të mbyllura. Ai theksoi se një pjesë e platformës së shqiptarëve çon në federalizimin e shtetit.
“Bisedimet jo që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, por edhe prapa kokave të mbyllura, që do të thotë se partitë që negocionojnë nuk e dijnë se çfarë pasoja mund të vijnë nga kërkesat e tyre”, deklaroi Cuculovski.
Ndërsa i pyetur për çështjen se a mund që kriza politike të shndërrohet në krizë ndëretnike, ai tha se kjo ka mundësi të ndodh dhe të gjendemi edhe një herë në situatën e vitit 2001.