Inteligjenca Holandeze, tregon se cilat janë shtetet e para që do të goditen nga ISIS në Evropë

140

Inteligjenca Holandeze, tregon se cilat janë shtetet e para që do të goditen nga ISIS në Evropë

Ekspertet e shërbimeve inteligjente në Evropë janë të bindur se tani ISIS, ka diku 60 deri 80 persona të cilët janë të gatshëm të shkaktojnë sulme vdekjeprurëse në qendrat e mëdha të Evropës.

Koordinatori Holandez kundër terrorizmit Dick Schoof, ka thënë në një intervistë për Associated Press të premten se shteti Islamik, ka bartur një mesazh tek militantet e tij në Evropë duke ju thënë që të mos shkojnë për të luftuar në Siri dhe Irak por të bëhen gati për sulme për gjatë gjithë Evropës, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Schoof ka thënë se operacionet ushtarake që janë duke u zhvilluar kundër Shtetit Islamik, kanë krijuar një valë tjetër refugjatësh e që një pjesë e tyre kane pasur për destinacion Evropën, ku bashk me ta kanë hyre edhe luftëtarë të ISIS.

Sipas Schoof ka thënë se sipas informatave rreziku nga sulmet terroriste në Holande është shume real. Po ashtu sipas tij Belgjika dhe Franca ka shanse të mëdha që të goditën të parat.

Sipas tij në Shtetin Islamik, tani me gjasa gjenden diku rreth 4000 deri ne 5000 luftëtarë nga Evropa, e është një numër i mjaftueshëm për tu brengosur. /Indeksonline/

Comments