Inter deklasohet nga Hapoel në Meazza (Video)
Inter është mposhtur në stadiumin Giusseppe Meazza nga Hapoel 0:2
Skuadra italiane Inter e ka nisur në mënyrën më të keqe edicionin e ri në garat evropiane, pasi është mposhtur nga Hapoel me rezultat 0:2.
Inter e dominoi ndeshjen, por ishte skuadra mysafire ajo që shënoi në këtë takim.
Goli i parë u shënua në minutën e 54 nga Vitor, ndërsa golin e dytë e shënoi Buzaglo, një supergol nga gjuajtja e lirë. /Express/