Ndeshja e kthimit kundër Milanit ka zgjuar interes të madh te tifozët brenda dhe jashtë Maqedonisë. Për këtë arsye, klubi Shkëndija, përmes faqes zyrtare, apelon te tifozët me një komunikatë për shtyp ku thuhej:
Me qëllim për të shmangur rrëmujat e padëshiruara, KF Shkëndija dhe Ministria për Punë të Brendshme u bën apel të gjithë qytetarëve që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen Shkëndija-Milan, të nisen sa më herët drejt Shkupit dhe të hyjnë në stadium sa më parë që të jetë e mundur. Dyert e tribunave do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes, ndërsa do të mbyllen 45 minuta para fillimit të takimit.”