Napoli nuk ka marrë më shumë se 1 pikë në “San Paolo” pasi ka barazuar 0-0 ndaj Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Serie A.
Të dy skuadrat kanë dhuruar spektakël me raste të shumta, por nuk arritën t’i tundin rrjetat, duke marrë në fund vetëm nga një pikë.
Pas këtij barazimi, Napoli mban kryesimin në Serie A me 23 pikë, ndërsa Interi renditet në vendin e dytë me 23 pikë, katër më shumë se Juventusi që të dielën përballet me Udinesen.