Interi nuk ndalet, ia shkakton humbjen e parë De Rossit te Roma
Skuadra e Interit ka shënuar fitore të madhe në javën e 24-të në Serie A, pasi mposhti Romën me rezultatin 2:4.
Golat për skuadrën e Simone Inzaghit i shënuan: Acerbi, Thuram, Bastoni dhe Angerlino (autogol), shkruan Indeksonline
Kurse dy golat për ekipin vendas i shënuan: Mancini dhe El Shaaraëy.
Kujtojmë që kjo ishte humbja e parë e trajnerit Daniele De Rossi me Romën.
Me këtë fitore, Interi vazhdon kryesimin në tabelën e Serie A me 60 pikë dhe po shkon sigurt drejt titullit kampion./Indeksonline/