Intervista me vrasësin e nënë e bijë, ja si e dënoi Ardit Gjebrenë, gjykata


Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka fituar pafajësinë në Gjykatën e Tiranës në gjyqin e hapur nga familja Canaj.
Gjebrea u padit nga Faslli Canaj, babai i adoleshentes së vrarë Alda Canaj dhe njëherësh, bashkëshorti i Mbarime Canajt, të dyja të vrara nga ish-punonjësit i SHIK-ut, Marjan Rroku në vitin 2001.
Gjebrea e risolli në emisionin e tij së të dielës “24 orë me …”disa muaj më parë, historinë e vrasësit Marjan Rroku, duke e intervistuar në burg dhe duke e kaluar një ditë dhe një natë në burg.
Familja e dy viktimave u ndie “e fyer botërisht më shumë se një herë” siç thuhej në ngritjen e padisë sidomos nga përdorimi i emrave dhe fotografive të të dy njerëzve të tyre të dashur në këtë emision.