(IN)TOLERANCË PARTIAKE: LSDM-JA AKUZON, VMRO-JA KUNDËRPËRGJIGJET
Përplasjet mes LSDM-së e VMRO-DPMNE-së kanë vazhduar edhe këtë fundjavë: Deputetja socialdemokrate, Lidija Dimova, ka akuzuar policinë për shqetësimin e e familjes, ndërsa ajo gjithë ditën kishte qenë në Parlament. VMRO-ja ndërkaq thotë se para ligjit të gjithë janë të barabartë. Ndërsa për deputeten Dimova pohon se qenka infektuar nga virus ii kriminelit Zoran Zaev trabsmeton Tv art.
Lidija Dimova, deputete e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në një deklaratë për mediat tha sot se gjatë ditës së djeshme policia, sipas saj, në mënyrë të jashtëligjshme ia kishte shqetësuar familjen në përpjekje për t’i dorëzuar për nënshkrim një proceverbal lidhur me një furgon të përdorur nga lëvizja antiqeveritare e Revolucionit të larmë.
Sipas informacioneve që posedoj, letra për mua është vërtitur disa ditë nëpër duart e punonjësve të policisë dhe askush nuk ka dëshiruar të marrë përgjegjësinë që të shkelë ligjin dhe të çojë porosi. Kjo flet se profesionistët në MPB po shikojnë ndryshimet që po vijnë për t’i dhënë fund arbitraritetit të pushtetit të sfilitur të Nikola Gruevskit.
Sakaq, ka reaguar, me shkrim, partia e ish-kryeministrit Gruevski. Sipas VMRO-DPMNE-së deputetja Dimova duhet të paguajë gjobën dhe as ajo, por as – sikundër thuhet, krimineli i amnistuar Zoran zaev, nuk janë përmbi qytetarët e tjerë.: ‘Të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit dhe, nëse keni gabuar, duhet të përgjigjeni, edhe për kundërvajtje në trafik.