Adnan Ismaili themelues i Lëvizjes BESA dhe sheiku Jasim Bin Hamad Al Thani
Investime në Ohër apo në Strugë, të paktën ata që vijnë nga jashtë nuk e dallojnë se ku i investojnë paratë e tyre për biznese, mirëpo të paktën lidhjet me biznesmenë shqiptarë duhet të dijnë se ku ndodhen zonat e harruara shqiptare dhe myslimane aq më tepër kur vetë investitorët janë myslimanë që vijnë nga vendet e pasura arabe.
Sheiku Jasim Bin Hamad Al Thani nga Katari ka qëndruar në Ohër për disa ditë, duke shqyrtuar disa vende të lira për ndërtim të hoteleve.Por ai ka harruar se është Struga qytet me shumicë shqiptare dhe myslimane transmeton Faktiditor.ch
Ai ka realizuar takim me kryetarin e Ohrit, Jovan Stojanoski, të cilit i janë prezantuar mundësitë për investime në fushën e turizmit dhe hotelerisë. Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.