Investitori turk largon foton e Skënderbeut nga shkolla shqipe
Shkolla Fillore “Elena Gjika” që gjendet në pjesën e vjetër të Prishtinës, përveç që është shkolla më e vjetër në kryeqytet, shquhet edhe për arsimimin në gjuhën turke.
Kjo bëhet për shkak të një pjese të komunitetit turk që jeton në këtë pjesë të Prishtinës.
Pak para 1 shtatorit, kur pritet edhe të fillojë viti i ri shkollor, kanë përfunduar edhe renovimet në 11 klasë të kësaj shkolle, në të cilat vijojnë mësimet nxënësit turqisht-folës.
Por jo gjithçka ka shkuar qetë gjatë këtij renovimi të shkollës. Organizata qeveritare turke “TIKA”, donatori kryesor me 100 mijë euro për renovimin e njëmbëdhjetë klasave, në tri prej tyre kishte vendosur disa orë me mbishkrimin e organizatës dhe flamurin turk.
Por këto orë, duket se janë bërë sherr i madh dhe, se kjo çështje është hiperbolizuar, duke i shndërruar në skandal mediatik.
Është Gani Mehmetaj, ish-drejtor i “Kosova Filmit” i cili me një postim të tij ka nxitur reagime shumë të mëdha në opinion.
Në profilin e tij në Facebook, ai kishte shkruar se në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë, gjatë renovimit, një kompani turke kishte hequr portretin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, për ta zëvendësuar me flamurin e Turqisë.Lajm.net