iPhone 8 sjell një ngjyrë të re të celularit (Foto)

303
fresco

Një thashetheme e lëshuar nga Benjamin Geskin thotë se celulari i ri i Apple do të vijë në katër ngjyra, duke përfshirë një të re të quajtur “pasqyrë”.

Geskin, që është një ‘zbulues’ i rregullt i detajeve të pajisjeve të reja të Apple, nuk dha shumë detaje por publikoi një fotografi të një iPhone me një kasë si pasqyrë.

midle

Një diçka të tillë nuk e kemi dëgjuar më parë, por ka kuptim.

Kjo pasi me pothuajse çdo lansim të iPhone, Apple sjell një ngjyrë të re interesante – si rasti me iPhone 7, që e solli ngjyrën e re Jet Black, me iPhone 6 rozë të artë dhe me iPhone 5s që ishte i artë.

Kështu do të duket ngjyra e re e iPhone sipas tij:

http://indeksonline.net/public/uploads/image/iphone-flak.JPG

Comments