Irak, ekzekutohen dënimet me vdekje për 36 të dënuar për masakrën në bazën Speicher

121

Irak, ekzekutohen dënimet me vdekje për 36 të dënuar për masakrën në bazën Speicher

Moebel THEMA

 BAGDAD (AA) – Autoritetet irakiane sot kanë ekzekutuar 36 të dënuar me vdekje të cilët kanë marrë pjesë në masakrën e organizatës terroriste DAESH mbi kadetët e forcave ajrore irakiane para dy viteve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Të dënuarit janë ekzekutuar sot në burgun al-Nassirizah“, konfirmoi në kushte anonime për AA një zyrtar irakian i Ministrisë së Drejtësisë.

Gjykata irakiane më herët vendosi dënimin për 36 persona, ndërsa ekzekutimin e aktvendimit javën e kaluar e aprovoi edhe presidenti irakian Fuad Masum.

Pjesëtarët e organizatës terroriste DAESH më 12 qershor të vitit 2014 morën qytetin irakian Tikrit, ndërsa më pas publikuan video të pushkatimit masiv të qindra pjesëtarëve të forcave irakiane të sigurisë, në mesin e të cilëve shumica ishin kadetë nga baza ushtarake Speicher.

Comments