Isa Mustafa: Kosova humbi njërin prej aktorëve më të spikatur
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Peci për humbjen e aktorit Blerim Peci, njofton Klan Kosova.
“Kosova humbi njërin prej aktorëve të spikatur të saj, Blerim Pecin”.
“Njeriun që interpretoi e trajtoi temat e përditshmërisë sonë, të gëzueshme e të dhimbshme, por me aftësitë e veçantitë e tij hyri në zemrat tona”.
“Humbën një njeri që do ti epte shumë artit të Kosovës. Me këtë rast ngushëlloj Familjen Peci, RTK-në dhe bashkëqytetarët që e adhuruan aq shumë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.