Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Vrapçishtit ku kanë garuar dy kandidatë, Isen Shabani nga AKI dhe Zulhajrat Demiri nga Koalicioni VLEN, njofton Telegrafi Maqedoni.
Komisioni Shtetëror Zgjedëor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë.
Sipas KSHZ-së, me 92,77% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara.
3. Isen Shabani – AKI – 5217 vota apo 62,32% të votuesve
5. Zulhajrat Demiri – VLEN – 2924 vota apo 34,93% të votuesve
Sipas KSHZ-së, në këtë komunë, deri ora 18:30 dalja e votuesve ka qenë 31,76% . Sipas ligjit për zgjedëjet lokale, nuk ka rivotim në Vrapçisht pasi nuk kërkohet census, si në zgjedhjet e kaluara. /Telegrafi/

