Isen Shabani, emëron drejtor shkolle kundër kandidatin e tij
Rexhep Rexhepi tani drejtor, në raundin e parë ishte kandidat i Lëvizjes Besa për kryetar komune, kurse në raundin e dytë i dha përkrahje të parezervë kandidatit të Aleancës, Isen Shabanit, i cili në raundin e dytë doli fitues.
Edhe pse gjatë fushatës Isen Shabani ka premtuar se arsimi do të depolitizohet, kjo gjë nuk ka ndodhur. Nuk kanë kaluar pak muaj kur ai ka ndërruar drejtorin e shkollës duke e vendosur një drejtor partiak nga Lëvizja BESA. Rexhep Rexhepin.
Me këtë emërim shihet se në komunën e Vrapçishtit do të vazhdojnë punësimet partiake dhe nuk do të ketë ndryshime, do të vazhdojë me të njetin intesitet si në të kaluarën