Ish drejtori i DSK-së, Bogoevski: Do të formohet Gjykatë Speciale në Maqedoni për ndihmë të PSP-së

139

Image result for gjykata

Moebel THEMA

Ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe kandidati për deputetë nga Koalicioni për Ndryshim dhe Drejtësi, Sllobodan Bogoevski, në emisionin “#DEBAT” të TVNOVA-s dhe Portalb-it, ka theksuar se Prokuroria Speciale do të vazhdojë me punën e saj dhe se do të formohet Gjykatë Speciale.

“Unë ju garantoj se Prokuroria Speciale do të vazhdojë me punën e saj, jo vetëm 18 muaj, por edhe do të formohet edhe Gjykatë Speciale, e cila do t’i procesuojë sepse bëhet fjalë për mijëra raste, jo vetëm për këto që i keni parë”, tha Bogoevski.

Në pyetjen se prej nga e di se do të formohet Gjykatë Speciale, ai u përgjigj se “do të rrëzohet ky regjim, për atë e di”.

Comments