Ish-kryeministri Berisha: Në shkollë është djegur hashash, policia po fsheh ngjarjen

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar faktin se në një shkollë 9-vjeçare në Paskuqan në dy klasa është djegur hashash e jo të jetë ndonjë gaz. Sipas ish-kryeministri kjo është një ngjarje kriminale që policia po e fsheh.
“Policia po fsheh një ngjarje kriminale, po fsheh se në shkollë është djegur hashash. Njesoj siç bëri edhe me kërcënimin e prokurorit.
Është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Prindi thotë këtu të vërtetën sepse ka vajzën aty.
Ky është shembulli më tipik sesi paaftësia dhe korrupsioni të shurdhon, sesi babëzia dhe korrupsioni të nxjerr trupin jashtë shpirtin, sesi të zhvesh nga çdo ndjenjë njerëzore. Por një ministër qoftë edhe toksikolog nga profesioni, nuk mund të flasë kurrsesi në këtë mënyrë.
Akti i parë që bën është që të presim rezultatin e analizave. Se nuk ka logjikë që e pranon që 9 vajza të shkojnë me urgjencë në spital. Mos na bëni që të lëshojmë hipoteza të tjera.

Duhet të vijnë analizat e toksikologjisë. Se e dini çfarë i bënë këta mjekët? Se mjeku që botoi shenjat e alergjisë nga kanabisi në Dacebook, ministri rrugaç i dërgoi policët.
Çfarë bëri ai? Botoi shenjat e alergjisë së një njeriu nga kanabisi. E mori me bluzë të bardhë dhe e çoi në komisariat. Në kohë kur kushot e tij u kapën me 20 ton! Dhe pastaj thotë “fronti i së keqes”! Është bërë e padurueshme kjo situatë!
Prit more zotni, të bëjë një analizë laboratori i toksikologjisë!
(Beqaj reagon nga vendi: Është bërë analiza!)
Berisha: Kjo është bërë situatë katastrofale. Ju keni krijuar magazine ndërmjet Kamzës dhe Fushë Krujës, 100 e ca ton magazina.
Ti duhet të ulësh kokën more, kur kalon para maternitetit. Të vdiq nëna me fëmijë! Dy vjet më parë kishe një tjetër vdekje! Po vdiq një nënë, e gjithë shoqëria do të tronditet!
Tjetra që rrezikoi, se nuk kishte obstetër ta operonte! Morën obstetër nga Tirana, se obstetrik atje nuk operonte! Po pse, a ndodh kjo?!