Ish-Kryeministri grek: BE në prag të falimentimit. Të bëjë histori ose historia do ta shkatërrojë

86

 

Moebel THEMA

George Papandreou

Ish-Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu, në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’ shprehet se Bashkimi Europian është në prag të falimentimit dhe liderët e BE duhet të bëjnë historinë me politikat ekonomike që do ndërmarrin, ose historia do ta shkatërrojë vetë.

“Ne jemi në kufirin e fragmentarizmit të mëtejshëm të Bashkimit Europian. Perspektiva është që të shikojmë në integrimin e mëtejshëm, i cili nuk do të thotë se duhet t’i japim më shumë pushtet Brukselit, por qytetarëve evropianë. Kemi nevojë të demokratizojmë Unionin me projekte të reja, investime të përbashkëta në energji, në telekomunikacion, zhvillim të qëndrueshëm për mjedisin. Duhet një stimul në ekonomi”, shprehet Papandreu.

I pyetur në lidhje me deklaratën e miliarderit amerikan George Soros se Italia është një shtet i dobët në Eurozonë, ish-Kryeministri grek dha këtë përgjigje: “Italia dhe Greqia kanë shumë dallime. Italia ka një ekonomi shumë të larmishme dhe bazë të fortë industriale. Por ne gjithashtu kemi edhe ngjashmëri. Paaftësia e qeverisë, klientelizmi, e gjithë kjo dëmton produktivitetin, transparencën, aftësinë për të qeverisur”.

Comments