Ish kryeministri kroat: Serbët janë popull i mjerë, dëshirojnë Maqedoninë! (Video)

276

 

milanovic

Lideri i Partisë Social Demokrate dhe ish kryeministri kroat, Zoran Millanoviç ka tronditur Serbinë. Në një bisedë me veteranët kroatë të luftës kundër Serbisë, Millanoviç ka thënë se serbët janë “Një grusht popull i mjerë”.

“Nuk janë kurrfarë fuqie diplomatike siç mendoni ju, janë një popull i vogël”, u ka thënë Millanoviq veteranëve. Incizimin sekret fillimisht e ka publikuar gazeta “Jutarnji List” e Zagrebit, transmeton Gazeta Lajm.

“Ne ata njerëz i shikojmë mes gishtave, po, dhe ai është kufiri i tolerancës, kufiri deri te i cili jam i gatshëm të bëhem i marrë, se ja gjoja ata janë përfaqësues të popullit serb…. (Ata janë çetnikë, ndërhyn një veteran). Mos më detyro tani të flas më tepër. Për fat të keq, janë një grusht mjeranësh që tani 150 vite nuk e dinë nëse duan të shkojnë në Maqedoni, Vojvodinë, Bosnje, Kroaci, Bullgari… Nuk janë dhjetë milionë, kurse dëshirojnë të sundojnë mbarë Ballkanin”, ka shtuar Millanoviç.

Serbët dhe kroatët luftuan mes vete në fillim të viteve të 90-ta, gjatë shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Kroacia i dha goditje të fortë Serbisë përmes ofensivës së quajtur “Furtuna” në të cilën në anën kroate morën pjesë edhe shumë ushtarë dhe eprorë shqiptarë. Mirëpo marksist-leninistët shqiptarë, që njihen si element pro-serb, në disa raste kanë akuzuar kroatët (ustashët) se u kanë bë dëm shqiptarëve edhe pse historia nuk njeh një gjë të tillë.Këtë pjesë të bisedës së Millanoviqit me veteranët kroatë mund ta dëgjoni në audion më poshtë.

Comments