Ish-kryeministri suedez Carl Bildt ‘përfundon’ në Shkodër

641
fresco

Nuk dihen arsyet e vërteta por ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, siç edhe ka njoftuar edhe vetë në rrjetet sociale në këto ditë të nxehta Gushti ka qenë për vizitë në qytetin e Shkodrës.

Bild një nga personalitete më të mëdha të politikës evropiane, këtë udhëtim në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë e ka publikuar duke hedhur një foto dhe një shënim të shkurtër, për mbresat që i ka lënë ky qytet ‘interesant’.

“I ndodh njeriut të përfundojë në Shkodër. Por ia vlen është një qytet interesant”, shkruan politikani i njohur suedez.

Por në në statusin e tij ka komentuar edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili bën “mësuesin” e historisë duke treguar më shumë për qytetin e tij.

“Shkodra është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Një qytet që kombinon trashëgiminë astro-hungareze me atë Veneciane dhe otomane. Plus atë të socializmit sigurisht. Ka pafund gjëra për të parë në qytet dhe zonat përreth”, shkruan në komentin e tij Bushati.

Carl Bildt ka shërbyer si kryeministër i Suedisë në vitet 1991-1994 dhe si ministër i Jashtëm në vitet 2006-2014. Sot është bashkë-kryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme.

Comments