Ish-kryeministri turk: Kosova dhe Bosnja do të ishin si Aleppo po të mos ishte NATO



Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka thënë se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina do të ishin si Aleppo e sotme po të mos ishte ndërhyrja e NATO-së .
“Po të ishte NATO-ja aktive në Siri, nuk do ta kishim këtë problem,” tha ai në një intervistë për Al-Jazeera.
Davutoglu tha se regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad po do ta “spastrojë etnikisht Aleppon”- gjatë tranzicionit presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Njerëzit e Alepos janë heronj dhe dua ti porosis si një vëlla i tyre – ne në Turqi, jemi gjithmonë me ta pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare dhe etnike”.