Ndër betejat e shumta mes shqiptarëve dhe okupatorit serbë, këta të fundit e konsiderojnë Betejën e Koshares më të vështirën gjatë luftës në Kosovë më 1999.
Ushtarët serbë që kishin marrë pjesë në këtë betejë jo rrallë kanë hezituar që të rrëfejnë për mediat serbe për “ferrin” që e kishin përjetuar në atë betejë nga zotësia që kishin treguar ushtarët e UÇK-së.
Për humbjen që kishin përjetuar në këtë betejë flet edhe një nga ish-oficerët serbë.
Ai rrëfen për luftimet që ishin zhvilluar në mesantë duke treguar se si ushtarët e UÇK-së ishin treguar aq të zotë saqë mezi kishin arritur t’i vërenin në edhe kur ishin afruar shumë pak metra prej tyre, transmeton InfoPress.
Ndryshe një oficer rus dhe 11 ushtarë serbë kishin mbetur të vrarë nga forcat e UÇK-së në Koshare gjatë tentimit të tyre për t’iu dalë nga mbrapa luftëtarëve shqiptarë.