Ish-presidenti amerikan i kërkon Obamas të njohë Palestinën

87

Moebel THEMA

jimmy-carter-peace-not-apartheid

Në një artikull të botuar në New York Times, e të titulluar “Amerika duhet ta njohë Palestinën”, ish-presidenti amerikan Jimmy Carter i bën thirrje Barack Obama-s ta njohë Palestinën si shtet para se ta lërë detyrën.

“Hapi i thjeshtë, por jetik, që kjo administratë duhet të marrë përpara se mandati i saj të mbarojë më 20 janar është të japë njohjen diplomatike amerikane për shtetin e Palestinës, siç kanë bërë tashmë 137 vende, dhe ta ndihmojë atë të arrijë anëtarësinë e plotë në Kombet e Bashkuara,” sugjeron Jimmy Carter në shkrimin e tij, transmeton tesheshi.com.

Ish-presidenti ka shkruar se njohja e Palestinës do të hapë rrugën që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të veprojë drejt një zgjidhjeje me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez.

“Këshilli i Sigurimit duhet të miratojë një rezolutë që parashtron parametrat për zgjidhjen e konfliktit. Ajo duhet të ripohojë ilegalitetin e të gjitha ngulimeve izraelite përtej kufijve të 1967-s, ndërsa lë të hapur mundësinë që palët të mund t’i negociojnë modifikimet.”

“Mbi 4.5 milionë palestinezë jetojnë në këto territore të pushtuara,… Shumica jetojnë përgjithësisht nën sundimin ushtarak izraelit… Ndërkohë, rreth 600.000 kolonë izraelitë në Palestinë gëzojnë përfitimet e ligjeve dhe të nënshtetësisë izraelite… Ky proces po përshpejton një realitet me një shtet, që… do të rezultojë me intensifikimin e dënimit ndërkombëtar për Izraelin,” lexohet gjithashtu në artikullin e Carter-it

Comments