Ish-presidenti i Rumanisë: SHBA më kërkoi njohjen e Kosovës

48

Ish-presidenti i Rumanisë, Traian Basescu në një intervistë për mediat e vendit të tij ka deklaruar se SHBA i ka kërkuar njohjen e Kosovës, por përgjigja e tij ishte se një gjë e tillë nuk do të ndodhë për sa kohë që kemi probleme me Moldavinë.

Unë kam qenë president 10 vjet dhe ambasadori amerikan nuk ka ardhur kurrë të më pyesë për çështje të caktuara.

E vetmja kërkesë e tij ka qenë njohja e pavarësisë së Kosovës. I thashë se për sa kohë që ne kemi probleme me Moldavinë, nuk mund ta pranojmë Kosovën”deklaroi ai.

Basescu ishte President i Rumanisë nga 2004 deri në vitin 2014, ndërsa SHBA lobuan fuqishëm për njohjen e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Buzët më të bukura të të gjitha kohërave, nga Jolie te Monroe

 

Comments