Ish-shefi i shërbimit sekret maqedonas tregon se në duart e kujt janë përgjimet masive

557

Ish-shefi i Shërbimit sekret, DSK (Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim), Zoran Verushevski sot në gjykatë ka thënë se të arratisurit Nikolla Gruevski, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski padyshim posedojnë dokumentacion shumë më voluminoz prej atij që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev e dorëzoi në Prokurorinë Publike Speciale (PPS). “Këtë dokumentacion që e posedon PPS është minore në raport me atë që e posedojnë këta tre persona. Vetëm një Zot e di se çfarë nuk posedojnë tjetër. Posedojnë edhe dokumentacion tjetër që nuk është lëndë e kësaj akuze”, tha Verushevski, i cili sot dha dëshminë e tij për rastin “Target Fortesa”. Ai në mënyrë indirekte e akuzoi PSP-në që Gruevski, Grujovski dhe Boshkovski nuk janë të pranishëm në shtet, si edhe në këtë gjykim, duke potencuar se, sipas tij, këta tre persona janë “fajtorët” kryesorë. “Dokumentacioni bazë, vëllimi i saj, struktura e saj e plotë ndodhet në duart e personave të cilët janë në Greqi dhe në Hungari”, shtoi Verushevski. Ish-agjenti zbuloi se mandati i PSP-së prej asaj kohe e deri më sot është me qëllim që të rrënohet miti se ky dokumentacion është i prerë dhe ngjitur. Sipas aktakuzës, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonik, për të cilat nuk janë dhënë urdhra gjyqësorë. Ky është vlerësuar si rasti më voluminoz i përgjimeve të paligjshme në Evropë. (INA)

Comments