Njëri nga themeluesit e VMRO-DPMNE, Mane Jakovleski në emisionin debativ në TV Alfa ka theksuar se ka materiale përgjimi edhe për kryeministrin aktual Zoran Zaev.
“Edhe Zaevin e ka regjistruar ndonjë shërbim i huaj. Në ato biseda do të dëgjojmë se nga kush ka marrë para ai për të nënshkruar marrëveshjen me Greqinë dhe cka ka bërë për të ardhur në pushtet, edhe pse VMRO-DPMNE fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare”, theksoi Jakovleski. Sipas tij, Zaev ka ardhur në pushtet po ashtu duke frikësuar dhe i bërë presion bllokut politik shqiptar.