“Isha truproja i Zidane, e mbroja nga shqelmat”
Claude Makelele ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Real Madridit.
Ish-mesfushori francez kujton rolin që kishte në mesfushën e Los Blancos, ku ka zbuluar kontributin që ka dhënë për të shkëlqyer Zidane Zidane.
“Zizu ishte një gjeni i futbollit. Futbollist që bënte mrekulli në fushë, por duhet të kishte gjithashtu mbrojtje. Duke qenë se mbrojtësit kundërshtarë e shënjestronin për ta ndaluar me ndërhyrje të gabuara apo me shqelma, Zinedine e kishte të vështirë të rezistonte”.
“Kam qenë unë truproja e tij, pasi duhet ta mbroja nga shqelmat, duke u dalë para lojtarëve që kishin si detyrë për ta markuar. Mjaftonte që unë t’i krijoja hapësirë dhe pastaj ai bënte atë që askush tjetër nuk mundej”, kujton Makelele.
Francezi për tre vjet ka pasur 94 paraqitje për skuadrën madrilene para se të transferohet në vitin 2003 te Chelsea. /Telegrafi/