ISIS-i djeg të gjallë luftëtarët e vetë

159

ISIS-i djeg të gjallë luftëtarët e vetë

ISIS ka ekzekutuar 9 nga anëtarët e vet duke i hedhur  në cisternat me naftë e duke i djegur të gjallë pasi u larguan nga fushëbeteja në Mosul.

Mosuli është bastioni i fundit kryesor i grupit të terrorit në Irak dhe qeveria javën e kaluar e mbështetur nga SHBA,  kreu sulme të rëndësishme për të liruar zonën.

Deri më tani, 90 fshatra dhe qyteza nën kontrollin e ISIS janë çliruar në javët e kaluar, dhe forcat e koalicionit janë vetëm 3 milje larg nga qendra e Mosulit. Megjithatë u zbulua se xhihadistët kanë marrë në kontroll qytezën Rutba të Irakut, në mënyrë për të zhvendosur zonat e tyre të kontrollit.

Kjo ndodhi për arsyen se disa luftëtarë të ISIS-it  filluan të fluturojnë në pjesë të tjera të vendit duke rrethuar zonat pasi ishin mundur nga forcat qeveritare të Irakut.

Sipas agjencisë së lajmeve Al Sumaria, 9 luftëtarë të ISIS-it që u përpoqën të largohen nga Mosuli u kapën nga bashkëluftëtarët e tyre dhe iu lidhën këmbë e duar. Më pas u hodhën në cisternat e naftës dhe u dogjën të gjallë.

Comments