ISIS zëmëron Putin, rrëzon helikopterin rus

136
fresco

ISIS zëmëron Putin, rrëzon helikopterin rus

midle

ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë e rrëzimit të një helikopteri rus në Siri.

“Një helikopter luftarak rus është rrëzuar mbi bazën ajrore T4 në lindje të Homsm”, raporton Amaq, agjencia e lajmeve të Shtetit Islamik.

Rusia ka ndërhyrë në Siri shtatorin e kaluar për të ndihmuar presidentin Bashar al-Assad për të mposhtur organizatën terroriste ISIS.

Më herët gjatë ditës së sotme, ISIS publikoi imazhet e luftëtarëve të tyre, që vepronin në afërsi të bazës ajrore, e cila përdoret nga forcat qeveritare ruse dhe siriane.

Ministria e Mbrojtjes Ruse nuk ka komentuar ende për ngjarjen.

Muajin e kaluar, ISIS pretendoi se ka qëlluar një helikopter rus me një raketë në afërsi të rajonit Huwaysis të Sirisë.

Zyrtarët rusë do të konfirmonin vetëm se një fluturim “për dhënie ndihme humanitare” u “detyrua të bëjë një ulje emergjente”.

Comments