Ismail Kadare shtrohet në spital
Ismail Kadare shtrohet në spital, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Lajmi është publikuar fillimisht nga portali boldnews.al sipas të cilit shkrimtari i madh është shtruar me urgjencë në spitalin Amerikan numër dy, i transportuar me barelë dhe nën masa të rrepta sigurie e privatësie.
Sipas të njëjtave burime, Kadare është shtruar në pavionin urologjik të spitalit privat.
Ai ndodhej me pushime në Shqipëri dhe ka shkuar në gjendje shumë të rënduar në spital, ku është marrë menjëherë nën kujdes nga mjekët. Në dhomën ku është rehabilituar shkrimtari dhe ku është kryer vizita nuk është lejuar madje as stafi.
Pas vizitës mjekët kanë konstatuar probleme urologjike dhe Kadare do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për prostatën.
Ai ka porositur stafin dhe mjekët që të mos lejojnë asnjë të afërm të hyjë përveç bashkëshortes së tij, Helenës.