Ismet Salihu promovon librin për Specialen
Profesori i të drejtës penale, Ismet Salihu, ka bërë promovimin e librit e “Drejta Ndërkombëtare Penale me komentarin e shkurtër për Ligjin për Gjykatën Speciale”.
Salihu me këtë rast ka thënë se e ka futur Gjykatën Speciale në kategorinë e të drejtës ndërkombëtare penale, pasi që vetëm baza ligjore është vendore e të gjitha elementet e tjera janë ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.
Ai ka shtuar se kjo gjykatë duhet marr shumë seriozisht, ndërkohë që ka thënë se gjykimi do të bëhet individual dhe në as një mënyrë nuk do të jetë kolektiv.
Poashtu Salihu ka përmendur se vetëm në 6 muajt e parë të pas luftës në Kosovë, janë vrarë afro 500 persona ndërkohë vetëm 90 nga ta kanë qenë shqiptar.
Ai ka shtuar se këto vrasje do të jenë subjekt i lëndëve të kësaj gjykate, ndërkohë që ka thënë se do të ketë trajtim edhe për krimin e organizuar në këtë periudhë. Por, profesori universitar është shprehur i bindur që askush i pafajshëm nuk do të dënohet nga ky organ i drejtësisë.
Pos kësaj Salihu ka thënë se çfarëdo ndryshimi i mandatit qoftë kohor qoftë lëndor, i dhomave të specializuara kërkon që të ketë edhe ndryshime ligjore në Kosovë, njofton Klan Kosova.